Site icon Telegrafi

Nga sezoni i ardhshëm, Liga Premier fut tri rregullore të reja për klubet

Liga Premier është vendosur të prezantojë disa ndryshime të mëdha në mënyrën se si do të shihen ndeshjet.

Daily Mail raporton se skuadrat do të duhet të zgjedhin midis disa opsioneve shumë interesante.

Man United, Arsenal, Liverpool, Chelsea dhe pjesa tjetër e ligës do të duhet t’u përmbahen angazhimeve mediatike në mes të lojës dhe të bëhen edhe më transparentë.

Ekipet do të duhet të zgjedhin mes të mëposhtmeve, çdo javë:

– Intervistë pas përfundimit të pjesës së parë me lojtar ose trajner (mund të jetë edhe ndihmës trajner);

– Intervistat për lojtarët të cilët janë në bankinë;

– Transmetimet nga dhoma e zhveshjes. /Telegrafi/

 

Exit mobile version