Telegrafi

Nga rrëzimi i helikopterit në afërsi të Kievit, humbin jetën 16 persona – në mesin e tyre edhe ministri i Punëve të Brendshme

Nga rrëzimi i helikopterit në qytetin Brovary në afërsi të Kievit kanë humbur jetën 16 persona dhe pesë tjerë janë lënduar.

Rrëzimi i fluturakes ka ndodhur jo larg një kopshti të fëmijëve, ku autoritetet menjëherë kanë reaguar duke e evakuuar zonën për shkaqe sigurie, transmeton Telegrafi.

Deri më tani nuk dihen shkaqet që kanë çuar te rrëzimi i helikopterit, ndërsa lajmin e kanë konfirmuar edhe nga zyra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në anën tjetër janë publikuar video amatore ku shihen pasojat e rrëzimit të helikopterit në një zonë të banuar dhe zjarri që dilte nga fluturakja.

Ndërkaq kreu i Policisë Kombëtare, Igor Klimenko, ka bërë të ditur se nga rrëzimi i helikopterit në Brovary, ka humbur jetën ministri i Punëve të Brendshme, Denys Monastyrskiy si dhe Sekretari i Shtetit Denis Monastirski. /Telegrafi/