Telegrafi

Rrahja në qendër të Pejës, arrestohen dy persona

Foto: Ilustrim

Tre persona kishin sulmuar fizikisht me boks të hekurit një person, të cilit i kishin shkaktuar lëndime trupore të martën në mbrëmje rreth orës 22:25, në qendër të Pejës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se dy nga të dyshuarit janë arrestuar ndërsa tjetri është në arrati.

Ndërkaq, sipas raportit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo po ashtu Rrahja në qendër të Pejës, tre persona goditën një tjetër me boks të hekurit - identifikohen të dyshuarit

“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Janë arrestuar dy të dyshuar, ndërsa njëri gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/