Real Madridi sapo ka siguruar shërbimet e Arda Guler. Mesfushori turk 18-vjeçar është një nga talentet më premtues në Evropë tani për tani.
Los Blancos arritën të rrëmbenin lojtarin nga duart e Barcelonës, duke nënshkruar me të në momentin e fundit.
Më poshtë janë edhe katër lojtarë të tjerë që refuzuan katalanasit për të luajtur në Santiago Bernabeu.
1. Cristiano Ronaldo
Rivaliteti legjendar me Lionel Messin nuk mund të kishte ndodhur kurrë pasi portugezi pothuajse iu bashkua Barcelonës në vitin 2009 për të luajtur përkrah argjentinasit. Manchester United donte që ai të bashkohej me skuadrën katalanase, megjithatë portugezi kishte plane të tjera.
2. Vinicius Junior
Sipas vetë Vinicius, ai zgjodhi Real Madridin në vend të Barçës sepse “dëshironte të luante për klubin më të madh në botë”.
3. Mesut Ozil
Mesfushori gjerman po peshonte ofertat e dy gjigantëve të La Ligës dhe përfundimisht zgjodhi Madridin. Jose Mourinho bëri një punë të shkëlqyeshme për të bindur mesfushorin që të bashkohej me madrilenët në atë kohë.
4. Marco Asensio
Anësori pranoi se ishte afër nënshkrimit për rivalët kryesorë të Los Blancos. Sipas spanjollit, Barça ishte e interesuar për të gjatë kohës së tij në Mallorca. Megjithatë, ai përfundoi në Bernabeu, duke fituar tre Liga të Kampionëve me klubin. /Telegrafi/