Telegrafi

Nga Roma në Lisbonë – cilat janë pesë poshtërimet më të mëdha të Barcelonës në Ligën e Kampionëve

Tri eliminime në tri edicionet e fundit në Ligën e Kampionëve për Barcelonën kanë qenë të tmerrshme.

I fundit në Lisbonë, që iu atyre në Romë dhe Liverpool, por që futen në listën e përgjithshme të zezë të Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Marca ka zgjedhur pesë humbjet më turpëruese të Barcelonës në këtë garë

1994: fitorja 4-0 e Milanit që i dha fund “Ekipit të ëndrrave”

Dy vjet pasi Barça e fitoi për herë të parë Ligën e Kampionëve, u rikthyen në finale. Në Athinë, ata u takuan me Milanin dhe skuadra kuqezinjtë i dha fund epokës së “Ekipit të ëndrrave” të drejtuar nga Cruyff duke humbur 4-0.

https://www.youtube.com/watch?v=Q_3VB1bLjgU

2013: Humbja me rezultat të përgjithshëm 7-0 ndaj Bayernit  

Bayern i shënoi tetë herë Barcelonës në Lisbonë, por më parë i kishte shënuar shtatë herë, por me ndeshje kthimi.

Ishte sezonin 12/13, viti i parë pa Guardiolan, në gjysmëfinale. 4-0 në “Allianz Arena” dhe 3-0 në “Cap Nou”.

https://www.youtube.com/watch?v=T7HLqfqpxNc

2018: Ndeshja kthyese ndaj Romës, humbje 3-0 në Olimpico  

Në prill të vitit 2018, Barcelona kishte një epërsi të rehatshme 4-1 në çerekfinale ndaj Romës.

Gjithçka dukej e zgjidhur, por në ndeshjen e dytë në “Olímpico”, Barça përfundoi i mundur 3-0 nga Roma.

2019: 4-0 në Anfield kundër Liverpoolit në gjysmëfinale

Në edicionin 2019, Blaugrana u tronditën edhe një herë. Rivali ishte Liverpool, në gjysmëfinale. Edhe pse kishin fituar 3-0 ndeshjen e parë, në ndeshjen kthyese humbën 4-0.

2020: 8-2 kundër Bayernit në Lisbonë

Të premten nuk kishte ndeshje kthyese, që ishin kthyer në makth për Barcelonën, sepse luhej vetëm me një ndeshje për shkak të pandemisë Coronavirus.

https://www.youtube.com/watch?v=n4Mze8xD644

Lojtarët e Quique Setién patën një mbrëmje katastrofike në stadiumin “Da Luz”, ku pësuan tetë gola nga Bayern. /Telegrafi/