Telegrafi

Nga Rivaldo, Hazard e Dybala – formacioni me yjet që Tottenhami ka dështuar t’i transferojë ndër vite

(Foto: The Sun)

Tottenham Hotspur është klub i njohur për dështimin e transferimit të shënjestrave të tyre dhe kjo duket të ketë ndodhur sërish në rastin e Pedro Porro.

Spursat ishin në bisedime për blerjen e mbrojtësit të krahut, mirëpo Sporting Lisbona thuhet t’i ketë ndryshuar kërkesat për marrëveshjen e ofruar dhe gjithçka është pranë dështimit.

Kur është fjala për mosarritjen e sigurimit të shërbimeve të yjeve të futbollit, tifozët e Tottenhamit e kanë përjetuar shumë herë në të kaluarën.

Lexo po ashtu Raportohet se ka dështuar transferimi i Pedro Porros te Tottenhami

SunSport ka bërë një formacion prej 11 futbollistëve më të mirë, për të cilët klubi anglez ka qenë në bisedime të avancuara dhe në fund nuk ka arritur t’i angazhojë:

(Foto: The Sun)

Portier: Pau Lopez.

Mbrojtës: Gary Cahill, Ruben Dias, Jules Kounde.

Mesfushorë: Eden Hazard, Jack Grealish, Joao Moutinho, Adama Traore.

Sulmues: Rivaldo, Pierre-Emerick Aubameyang, Paulo Dybala.


/Telegrafi/

Lexo po ashtu Lamtumira emocionuese e Pedro Porros ndaj tifozëve të Sportingut para kalimit te Tottenhami