Site icon Telegrafi

Nga Rita Ora te Kim Kardashian, lateksi shumë i preferuar nga yjet botërore (Foto)

Të gjitha yjet botërore tentojnë të jenë sa më në hap me kohën me veshjet në të cilat dalin në publik.

Nuk është thjeshtë veshje, por reflektim i shijes dhe modës së kohës.

Megjithaët të famshmet që gjithmonë kanë tendencë të shfaqen plot stil në daljet publike ndonjëherë edhe përsëriten për shkak të ngjashmërisë.

Trendi i fustaneve nga materiali i “lateksit” ka qenë shumë i preferuar nga yjet botërore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rita Ora

Lista e yjeve që kanë shfrytëzuar materialin e lateksit është e gjatë dhe ajo nisë nga ylli shqiptar, Rita Ora, duke vazhduar me Kim Kardashianin, Beyoncen, Jennifer Lopezin e modele tjera si Bella Hadid.

Nuk është befasi që Rita dhe Kim ndoshta të kenë veshje të ngjashme, pasi stafi që kujdeset për bukurinë e tyre është i njëjtë.

Shembull konkret është frizeri Chriss Appleton, i cili është edhe frizeri i Rita Orës, por edhe i Kim Kardashian. /Telegrafi/

Exit mobile version