Site icon Telegrafi

Nga rehatia e shtëpisë digjni 500 kalori për vetëm 30 minuta

shutterstock

Nëse dëshironi të keni muskuj të mirë të barkut, ju duhet të përkushtoheni për ta arritur këtë

Megjithatë, kjo jo domosdoshmërish nënkupton se duhet të shpenzoni orë të tëra në palestër.

Mund të jetë pak e vështirë të gjendet koha për të ushtruar, prandaj kur gjeni kohë, mundohuni të përkushtoheni shumë nëse dëshironi të shihni rezultate.

Sidoqoftë, fatmirësisht ka edhe ushtrime tjera të cilat mund t’i bëni pa pasur nevojë të blini pajisje apo të shkoni në palestër, sepse mund të kryhen nga rehatia e shtëpisë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Si të ndërtoni muskuj shpejt: Pesë truqe për të gjithë ata që nuk po vërejnë rezultate

Fillimisht duhet të keni parasysh se ekspertët shëndetësorë iu rekomandojnë njerëzve të moshës 19-64 vjet të bëjnë të paktën 30 minuta ushtrime fizike në ditë – pesë herë në javë.

Ushtrimet kardio, si sprinti me intervale, janë të mira për humbjen e peshës, megjithatë ka edhe opsione tjera të lehta për djegien e yndyrës.

Ushtrimet me peshë trupore, që përfshijnë përdorimin e peshës trupore kundër gravitetit, e ushtrojnë tërë trupin dhe ju ndihmojnë t’i digjni rreth 500 kalori për vetëm 30 minuta.

Lexo po ashtu Boksi – sporti që ju ndihmon t’i digjni 800 kalori për 60 minuta

Ushtrimet si pompat, ‘squat’, ‘lunges’ dhe ‘planks’ janë shembujt më të mirë të ushtrimeve me peshë trupore, dhe ato mund t’i bëni kudo dhe kurdo.

Nëse dëshironi ta rritni edhe më shumë numrin e kalorive që i digjni, atëherë mund të bëni ‘squat’ ose ‘lunges’ me pesha.

Vlen të ceket se edhe kërcimi me litar është një ushtrim funksional i cili e përmirëson fitnesin kardiovaskular dhe njëkohësisht i tonifikon muskujt.

Lexo po ashtu Rutina ushtrimore që jua djegë 900 kalori për 1 orë

Përndryshe, vetëm 10-15 minuta kërcim me litar ju ndihmojnë t’i digjni rreth 200-300 kalori. /Telegrafi/

Exit mobile version