Telegrafi

Nga pushimet, Soni Malaj vjen me poza provokuese duke vënë në pah fizikun atraktiv

Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, ka gjetur paksa kohë për veten në këto ditë të nxehta vere.

Ajo duket se po shijon disa ditë pushimi, ndërkaq nuk kanë munguar edhe disa fotografi me bikini.

Artistja është shfaqur në formë të mrekullueshme, marrë parasysh që përkujdeset vazhdimisht për linjat trupore me ushtrime në palestër.

“Atje ku shkëlqen dielli”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.

Lexo po ashtu Lansohet dueti i Esttos dhe Sonit, një këngë verore me klip që i përshtatet sezonit

Komplimentet ndërkaq kanë qenë të shumta në hapësirën për komente nga miqtë e ndjekësit.

Soni pak ditë më parë solli këngën e re “Amante” në bashkëpunim me artistin Estto.

Projekti i dyshes u prit mirë nga publiku dhe mblodhi mijëra klikime në YouTube. /Telegrafi/