Telegrafi

Nga prapaskenat e klipit të ri – Semi Jaupaj së shpejti me projektin e radhës

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Semi Jaupaj, po xhiron videoklipin e ri.

Kështu ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale.

Ajo për ndjekësit ka sjellë disa fotografi, ku tregon më gjerësisht se si realizohet një klip.

Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja duket tërësisht ndryshe dhe mjaft e veçantë, megjithëse përkujdeset gjithnjë për paraqitjet dhe stilin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Semi Jaupaj

“Me mu ke hy në gjynah…vuajtjet, së shpejti”, ka shkruar ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania nuk ka ndarë më shumë informacione se kur do të lansohet kënga.

Sidoqoftë, Semi po vazhdon me stilin e saj muzikor, ku më së shumti i përket baladave. /Telegrafi/