Telegrafi

Nga prapaskenat e “You Can’t Stop The Girl” të Bebe Rexhës, vështirësitë dhe momentet qesharake gjatë xhirimeve të klipit

Bebe Rexha në klipin e ri “You Can’t Stop The Girl” (Foto: YouTube)

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, javën e kaluar lansoi videoklipin e saj më të ri “You Can’t Stop The Girl”.

Kjo këngë është kolonë zanore e filmit “Maleficent: Mistress of Evil”, të cilin tanimë mund ta gjeni në të gjitha kinematë dhe cilësohet si një nga filmat me pritshmëritë më të mëdha këtë vit.

Ndonëse ky është bashkëpunimi i parë i këngëtares shqiptare me shtëpinë e madhe, “Disney”, projekti u prit mjaft mirë.

Gjatë ditës së sotme, 30-vjeçarja ka vendosur të publikojë prapaskenat e këtij klipi, në të cilin duket se është bërë një punë mjaft e madhe.

Lexo po ashtu Një përrallë e vërtetë! Bebe Rexha vjen tejet e veçantë në klipin e ri "You Can't Stop The Girl"

Për realizimin e biondes shihet se janë kujdesur një staf gjigant, e aq më shumë për klipin, teksa shfaqet duke vrapuar mes dhjetëra vajzave, të cilat i janë bashkuar artistes në këtë klip, për ta mbështetur atë, ku në këtë këngë iu këndon vajzave dhe fuqisë së tyre.

Veç tjerash, ajo ka treguar vështirësitë në të cilat ka hasur gjatë realizimit, por njëherësh edhe kënaqësitë për faktin se kishte disa skena tejet qesharake.

Kjo këngë e artistes Rexha për vetëm një kohë të shkurtër ka kaluar shifrën e 4.6 milionë klikimeve në kanalin zyrtar, YouTube. /Telegrafi/