Site icon Telegrafi

Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother – në vend të pestë zgjedhjet

Në pesë gjerat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në 90 ditët e fundit në Kosovë, katër prej tyre kanë qenë të lidhura me spektaklin e njohur Big Brother VIP Albania.

Eksperti i marketingut, Shpat Komoni, ka publikuar në rrjetin social Facebook një statistikë interesante, që tregon se cilat janë temat më të klikuara dhe më të kërkuara nga shqiptarët në Google gjatë kësaj periudhe.

Përkatësisht, kërkesat më të shpeshta kanë qenë:

1. Big Brother VIP Albania 4 Live
2. Big Brother VIP Albania 4
3. Big Brother Albania Live
4. Big Brother VIP Albania Live
5. KQZ rezultatet

Foto: Shpat Konomi/Facebook

Ky fakt tregon se Big Brother VIP Albania 4 është një nga ngjarjet më të diskutuara dhe më të ndjekura nga publiku shqiptar. Shumë prej ndjekësve të këtij spektakli janë të angazhuar dhe të interesuar për çdo zhvillim të ri të ndodhur në këtë program, duke e ndjekur në kohë reale dhe duke kërkuar informacione shtesë për banorët dhe ngjarjet që ndodhin në shtëpi.

Ndërsa vendi i pestë në këtë listë është i lidhur me “KQZ rezultatet”, të cilat kanë të bëjnë me zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Kosovë gjatë muajit shkurt, ku shqiptarët kanë shprehur dëshirën e tyre për t’u informuar me përditësimet më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ky rezultat është një dëshmi tjetër e rëndësisë së zgjedhjeve për qytetarët, duke marrë parasysh që procesi i numërimit të votave ka zgjatur gati një muaj.

Lexo po ashtu Ola - banorja e vetme që po agjëron në BBVA 4 kritikohet nga ndjekësit, pasi shfaqet provokuese në bikini duke ekspozuar format e trupit

Ky trend tregon një përzierje të interesave të publikut shqiptar, ku mediat dhe spektaklet televizive si Big Brother VIP Albania dominonin kërkesat, ndërsa ngjarjet politike, si zgjedhjet parlamentare, ishin gjithashtu një temë që tërhoqi vëmendjen e gjerë të qytetarëve në këtë periudhë. /Telegrafi/

Exit mobile version