Site icon Telegrafi

Nga përjashtimi i mundshëm i De Paul në derbi te penalltia e mundshme ndaj Araujo në El Clasico, zbulohen audio të reja të diskutueshme

Mediumi Jijantes ka publikuar edhe një herë audio të reja kontroverse. Në këtë rast, i pari korrespondon me një duel derbi kupe midis Atletico Madrid dhe Real Madrid, ndërsa i dyti ka si akter Ronald Araujon në El Clasico.

Te i pari flitet për përjashtimin e mundshëm të Rodrigo De Paul për një karton të dytë të verdhë, pasi kishte një konfuzion total mes gjyqtarëve në fushë dhe VAR.

Gjyqtar ishte Cuadra Fernandez ndërsa Gonzalez Fuertes ishte në VAR në ndeshjen e 18 janarit 2024, ku skuadra El Colchoneros do të përfundonte duke marrë një vend në çerekfinale.

Nga Atletico Madridi sqarojnë se është një veprim, ai i De Paul, që nuk duhet trajtuar në VAR sepse duhet të futet vetëm kur është i kuq direkt dhe jo kur është i verdhë, edhe nëse është i dyti që mund të nënkuptonte të kuqin, siç ishte rasti.

Një penallti e mundshme për Araujon

Por, nuk ishte e vetmja audio e zbuluar këtë të enjte. Jijantes ka marrë edhe një tjetër për një penallti të mundshme të pa thirrur nga Aurelien Tchouameni ndaj Araujo në El Clasicon e zhvilluar në La Liga.

Aty flitet se i francezi i ka vënë dorën Araujos, por në fund nuk kanë vendosur për penallti.

Lexo po ashtu Momenti më i përfolur i El Clasicos – Araujo thotë se ndërhyrja e Tchouameni ishte penallti

“Ai vë dorën mbi të, sigurisht, por kurrë, kurrë nuk ka penallti” ose “E shoh atë me kapjen në kufi” janë disa nga frazat që shfaqen në këtë audio të dytë.

Me këtë rast, në ndeshjen e zhvilluar më 28 tetor 2023, ishte Gil Manzano ai që ishte në fushë me Cuadra Fernandez në VAR. El Clasico do të përfundonte me rezultat 1-2 në favor të Los Blancos falë një paraqitjeje të shkëlqyer të Jude Bellingham. /Telegrafi/

Exit mobile version