Stefano Sensi ka qenë ndër lojtarët kryesorë të Interit dy vite më parë.
Mesfushori italian iu bashkua zikaltërve në vitin 2019 nga Sassuolo dhe dy vitet e para ishin për të shumë të mira.
Por në vitin e fundit Sensi ka vuajtur shumë nga lëndimet dhe e ka humbur tanimë vendin në formacionin bazë.
Me ardhjen e trajnerit Simone Inzaghi, hapësirat për të janë të limituara pasi mesfushori ka luajtur vetëm në 11 ndeshje ku në total ka 163 minuta në këmbë.
Duke parë se tani është i padëshiruar nga Inzaghi, Interi po mendon largimin e lojtarit në janar, së paku si huazim.
Sampdoria, Fiorentina dhe ish-skuadra e tij Sassuolo kanë shprehur interesim për ta marrë reprezentuesin italian.
Neroazzurët janë të gatshëm ta huazojnë për gjashtë muaj Sensin në mënyrë që ai të luaj dhe t’i ngritët përsëri çmimi.
Kujtojmë që Inter për transferimin e Sensit kishte paguar mbi 20 milionë euro. /Telegrafi/