Portieri gjerman Loris Karius u largua nga Liverpooli këtë edicion për t’iu bashkuar skuadrës së madhe turke Besiktas.
Karius ishte titullar për Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve ku bëri dy gafa dhe skuadra angleze humbi finalen.
Pas gafave në finalen e Ligës së Kampionëve, Karius bëri përsëri gafa edhe në ndeshjet parasezonale të Liverpoolit gjë që u bë objekt tallje në rrjetet sociale.
Gjermani u largua në drejtim të Besiktasit por as te klubi turk nuk e nisi siç është më së miri, pasi në fillim bëri disa gafa.
25-vjeçari tani është futur në formën e tij më të mirë dhe në ndeshjen e fundit ka qenë shpëtimtar i Besiktasit.
Kampionët e shumëfishtë të Turqisë luajtën në udhëtim te Alanyaspor dhe barazuan me rezultat 0-0.
Futbollistët nga Stambolli patën paraqitje të dobët, por përjashtim bën Loris Karius i cili me disa pritje të jashtëzakonshme ka shpëtuar portën. /Telegrafi/
https://streamable.com/kyvsh