Telegrafi

Nga një ndërtesë civile shkrep predhën në drejtim të pozicioneve të rusëve në Bakhmut

Një video amatore shfaq momentin kur një ushtar ukrainas në Bakhmut, shkrep nga mortaja predhën mbi pozicionet e ushtrisë pushtuese.

Në video ushtari shihet i fshehur në një ndërtesë civile, nga e cila shkrep predhën në drejtim të pozicioneve të ushtrisë së Vladimir Putinit, transmeton Telegrafi.

Pamjet janë publikuar nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, ku thuhet se ushtari është pjesë e brigadës së 42-të të motorizuar.

Ai kishte zënë pozicionin brenda një objekti civil dhe sapo lokalizoi mjetet e rënda të rusëve, shkrep predhën në drejtim të tyre.

Kujtojmë që në Bakhmut janë duke u zhvilluar luftime më të përgjakshme mes ukrainasve dhe rusëve, ku po vazhdon beteja për ruajtjen e kontrollit. /Telegrafi/