Telegrafi

Nga një gol për secilën skuadër, Inter dhe Juve shkojnë në pushim me shifra identike

(Foto: Twitter/Inter)

Ka përfunduar me rezultat të barabartë pjesa e parë e ndeshjes së Superkupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit (1-1) që u zhvillua në Giuseppe Meazza.

Ishte një gjysmë e parë dinamike, në të cilën u realizuan dy gola – nga një për secilën skuadër.

Ishin mysafirët ata që realizuan të parët përmes Weston McKennie (25’), i cili realizoi me kokë pas një harkimi të mirë nga Alvaro Morata.

(Foto: Twitter/Juventus FC)

Vendasit e barazuan rezultatin përmes Lautaro Martinez nga penalltia (35’), pas një ndërhyrje të gabuar të Mattia De Sciglio në Edin Dzeko.

(Foto: Twitter/Inter)

Pritet një gjysmë e dytë e zjarrtë e Derby d’Italia për ta vendosur fituesin e sivjetmë të Superkupës së Italisë. /Telegrafi/