Telegrafi

Nga nesër reshje bore dhe rënie të temperaturave

Ditëve të ngrohta siç duket po ju vie fundi, kjo pasi që nga nesër bora dhe i ftohti do të kthehen në vendin tonë.

Kështu bënë të ditur faqja Prishtina Weather. Sipas saj nesër mbi vendin tonë do të mbaj mot i ftohtë dhe me reshje bore.

” Ditën e mërkurë në mëngjes vazhdojnë reshjet e borës. Gjatë ditës kryesisht vranët dhe ftohtë, e në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta bore”, njofton Prishtina Weather.

Temperaturat e ajrit, gradualisht do të pësojnë rënie të ndjeshme, në fillim të javës minimalet do të luhaten nga 4C deri në 7C, e deri të premten do të zbresin në -7C. Maksimalet nga 10C deri 14C, do të zbresin deri në +2C. /Telegrafi/