Site icon Telegrafi

Nga Navalny, Skripal e Litvinenko deri te oligarku Abramovich – Novichoku ‘pija’ e preferuar e Vladimir Putinit për t’i eliminuar kundërshtarët politikë

Gjatë më shumë se dy dekada të pushtetit të presidentit rus Vladimir Putin, ka pasur shumë raste kur kundërshtarët e hapur të Kremlinit janë helmuar, ndonjëherë me pasojë vdekjen.

Oligarku Roman Abramovich është i fundit i cili dyshohet se është helmuar. Po ashtu, edhe lideri opozitar Alexei Navalny ishte shtrirë dy herë në spital, si rezultat i helmimit me toksinën ushtarake Novichok.

Sipas burime të prestigjiozes Wall Street Journal, Abramovich dhe anëtarët e ekipit negociator të Ukrainës kanë pasur simptoma të ndryshme si skuqje të syve, dhimbje të syve si dhe rrjedhje të lotëve, zbehje e ngjyrës së lëkurës në duar dhe fytyrë.

Njëri nga rastet më të bujshme ishte kur ish-agjenti rus Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia, në muajin mars të 2018-së, u helmuan në Britani të Madhe me Novichok. Të dy u shëruan pas një trajtimi të gjatë mjekësor.

Po ashtu, në Britani të Madhe, në muajin nëntor të 2006-së, ishte helmuar Aleksandar Litvinenko. Ai ishte një ish-oficer i inteligjencës dhe kritik i zëshëm i Kremlinit që iu dha azili në këtë vend, vdiq pasi u takua me agjentët e ish KGB-së në një hotel në Londër. Hetuesit amerikanë më vonë konstatuan se ai ishte vrarë, pasi çaji i tij ishte helmuar me substancën radioaktive Polonium-210.

Putin nuk kishte kursyer edhe gazetarët. Në muajin shtator të 2004-së, gazetarja hulumtuese ruse Anna Politkovskaya u sëmur pasi piu çaj gjatë një fluturimi. Toksina që i shkaktoi asaj përkeqësim të gjendjes shëndetësore nuk është identifikuar kurrë.

Siç duket, përdorimi i këtyre metodave të eliminimit tregon se regjimi i Putinit nuk po provon t’i fshehë këto elemente të politikave shtetërore ruse.

Kjo politikë e atentateve është vetëm një pjesë e një strategjie hibride më të madhe ruse për të përdorur dhunë, sulme kibernetike, përzierje në zgjedhje, dezinformim dhe propagandë për të mbjellë përçarje në botë.

Lexo po ashtu Zbulohen detajet për helmimin e Roman Abramovichit dhe tre anëtarëve të ekipit negociues të Ukrainës

Roman Abramovich, mars 2022

Pronari i klubit futbollistik Chelsea dhe aksionari në disa kompani, Roman Abramovich është personi i fundit që dyshohet të jetë helmuar nga pushteti i Kremlinit.

Ishte raportuar se ai dhe treshja ukrainase gjatë bisedimeve të mbajtura për paqe ka konsumuar vetëm çokollatë dhe ujë, por sipas medias hulumtuese Bellingcat nëse me të vërtetë ka pasur një helmim nuk ka qenë me qëllim për t’i vrarë por vetëm për t’i frikësuar, duke shtuar se një gjë e tillë mund të ketë ardhur nga rusët të cilët kundërshtojnë ndaljen e agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

Aleksei Navalny, gusht 2020 / korrik 2019

Alexei Navalny një kritik i hapur i Kremlinit ishte shtruar në kujdesin intensiv në Siberi, pasi u sëmur. Ai kishte filluar të ndihej keq derisa nga qyteti Tomsk po fluturonte për në Moskë. Aeroplani u detyrua të bënte ulje të paplanifikuar në Omsk të Siberisë. Për gjashtë muaj ishte shëruar në Berlin, por që ishte kthyer në Moskë e që ishte burgosur nga autoritetet ruse.

Po ashtu, në muajin korrik 2019, udhëheqësi i opozitës ruse u trajtua në një spital në Moskë për shkak të një sëmundje të panjohur. Navalyn vazhdon të dyshojë se ishte helmuar nga autoritetet, ndërsa mjekët thanë se ishte “një reagim akut alergjik”.

Lexo po ashtu 'Helm në filxhan çaji' – si ndodhi helmimi i Aleksandar Litvinenkos, metoda e njëjtë që dyshohet të jetë përdorur edhe te Alexei Navalny?

Pyotr Verzilov, shtator 2018

Pyotr Verzilov, aktivist kundër Kremlinit u dërgua në spital pasi u sëmur rëndë. Sipas mjekëve të tij në Gjermani, ai me gjasë është helmuar. Verzilov u lëshua nga spitali dy javë më vonë.

Sergei Skripal, mars 2018

Ish-agjenti i dyfishtë rus Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia u helmuan në Britani të Madhe me agjentin nervor të epokës Sovjetike – Novichok. Të dy u shëruan pas një trajtimi të gjatë mjekësor.

Vladimir Kara-Murza, maj 2015 / shkurt 2017

Vladimir Kara-Murza, ky kritik i Kremlinit u shtrua në spital dy herë brenda dy vjetësh, në maj të vitit 2015 dhe në shkurt të vitit 2017. Kara-Murza me sa duket u shtrua si rezultat i helmimit nga një toksinë e panjohur.

Aleksandar Litvinenko, nëntor 2006

Një ish-oficer i inteligjencës dhe kritik i zëshëm i Kremlinit që iu dha azili në Britani, Aleksandar Litvinenko vdiq pasi u takua me agjentët e ish KGB-së në një hotel në Londër. Hetuesit e SHBA-së më vonë konstatuan se ai ishte vrarë, pasi çaji i tij ishte helmuar me substancën radioaktive Polonium-210.

Lexo po ashtu Pjesëtarët e Shërbimit Sekret të Rusisë (FSB) të përfshirë në helmimin e Alexei Navalny me Novichok - plani kishte filluar që nga viti 2017

Roman Tsepov, shtator 2004

Roman Tsepov, një biznesmen nga Shën Petersburgu me lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin vdiq nga një sëmundje e rëndë e shkaktuar nga rrezatimi i një substance misterioze.

Anna Politkovskaya, shtator 2004

Gazetarja hulumtuese ruse, Anna Politkovskaya u sëmur pasi piu çaj gjatë një fluturimi. Toksina që i shkaktoi asaj përkeqësim të gjendjes shëndetësore nuk është identifikuar kurrë. Dy vjet më vonë, Politkovskaya u qëllua për vdekje.

Yury Shchekochikhin, korrik 2003

Gazetari hulumtues dhe ligjvënës i mirënjohur rus Yury Shchekochikhin vdiq nga një sëmundje misterioze, duke shfaqur simptoma të një reaksioni të rëndë alergjik. Të dhënat e tij mjekësore nuk u bënë asnjëherë publike. /Telegrafi/

Exit mobile version