Video të filmuara nga ajri, shfaqin kolonat e gjata të veturave në kufirin ruso-gjeorgjian, që janë dëshmi se rusët duan të largohen nga Rusia, me qëllim që të shmangin mobilizimin e pjesshëm që e urdhëroi Putin javën e kaluar.
Sipas burimeve nga një pikëkalim kufitar, kolonat janë të gjata mbi 18 kilometra. E për t’u zhbllokuar kolonat, autoritetet gjeorgjiane kanë lejuar kalimin në pikën kufitare edhe duke ecur – kështu që shumë prej tyre kanë braktisur veturat dhe janë nisur drejt shtetit fqinj, transmeton Telegrafi.
Madje raportohet se së shpejti do të mbyllen vendkalimet kufitare, por nga Kremlini kanë njoftuar se një vendim i tillë akoma nuk është marrë – pra sa i përket mbylljes së kufijve.
USSR 2.0… A country at is actively disintegrating until the Iron Curtain finally descends. A perfect illustration of Putin's conscription. pic.twitter.com/9EUCRVktDk
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) September 26, 2022
Të pyetur rreth mundësisë së mbylljes së kufijve, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha: “nuk di asgjë për këtë, në këto momente nuk është marrë kurrfarë vendimi për këtë”.
Kujtojmë që Gjeorgjia nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, është bërë destinacion i preferuar i rusëve që po ikin dhe duan t’i shpëtojnë mobilizimit të Putinit.
Georgia 🇬🇪 is allowing Russians 🇷🇺 to cross the border by foot: Hundreds of Russians appear to have abandoned their transport and are making a massive line to walk into Georgia.
Earlier, the border was shown to have a multi-kilometer long line of cars seeking to enter Georgia. pic.twitter.com/DZWenoe5D4
— Jason Jay Smart (@officejjsmart) September 26, 2022
Në Tbilisi nga fillimi i luftës në Ukrainë, kanë arritur 40 mijë rusë, e me këtë vendimin e mobilizimit, numri i tyre do të rritet dukshëm më shumë. /Telegrafi/