Telegrafi

Nga Maduro te Soleimani – dhjetë frazat më të mira të Donald Trump në fjalimin e tij në Senat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbajti një fjalim në senat, ku nga përshëndetja për presidentin e përkohshëm të Venezuelës Juan Guaidó, Trump e ktheu mesazhin e tij vjetor të fjalimit në senat në një qortim ndaj “diktatorit” Nicolá Maduro dhe në një arsyetim të vrasjes të “përbindëshit” Qassem Soleimani.

Në fjalimin e tij të tretë të këtij lloji, Trump u shpreh gjithashtu në arritjet ekonomike të administratës së tij, “përpjekjet e pashembullta” për të ndaluar emigrimin e emigrantëve pa dokumente dhe politikën e tyre drejt Lindjes së Mesme, transmeton Telegrafi.

Këto janë dhjetë frazat më të mira të Trump në senat:

– “Maduro është një udhëheqës i paligjshëm, një tiran që trajton brutalisht popullin e tij. Por mandati i tiranisë së tij do të shkatërrohet dhe prishet”.

– Rreth Guaidó: ” Një njeri që mbart me vete shpresat, ëndrrat dhe aspiratat e të gjithë Venezuelës”.

– “Ne po mbështesim shpresat e Kubës, Nikaraguas dhe Venezuelës për të rivendosur demokracinë”.

– Për emigrantët: “Nëse ata vijnë në mënyrë të paligjshme, ata do të dëbohen shpejt”.

– “Tashmë kemi përfunduar më shumë se 165 kilometra të murit kufitar dhe do të ketë më shumë se 805 kilometra në fillim të vitit të ardhshëm”.

– “Vitet e rënies ekonomike kanë përfunduar. Ditët në të cilat ata e përdorën vendin tonë, e shfrytëzuan atë dhe madje u përçmuan nga kombet e tjera, kanë mbetur pas”.

– “Shumë politikanë erdhën dhe u larguan me premtimin për të ndryshuar ose zëvendësuar NAFTA-n ( Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut me Meksikën dhe Kanadanë ), por në fund ata nuk bënë absolutisht asgjë. Edhe kështu, ndryshe nga shumë të tjerë që erdhën para meje, unë i mbaj premtimet e mia”.

– “Soleimaní ishte kasapi më i pamëshirshëm i regjimit iranian, një përbindësh që vrau ose plagosi mijëra ushtarë amerikanë në Irak”.

– Irani “duhet të braktisë kërkimin e tij për armë bërthamore, të ndalojë zgjerimin e terrorit, vdekjen dhe shkatërrimin dhe të fillojë të punojë për të mirën e popullit të vet”.

– “Për ata që janë duke shikuar në shtëpi sonte, unë dua të them: Ne kurrë nuk do ta lejojmë socializmin të shkatërrojë kujdesin shëndetësor amerikan”. /Telegrafi/