Telegrafi

Nga Lisbona në Mykonos e Bullgari, klipet verore të estradës ‘freskojnë’ publikun (Video)

Muajt e nxehtë të verës janë një sezonë shumë e ngarkuar për artistët e estradës.

Ata japin maksimumin që gjatë këtyre muajve të sjellin sa më shumë projekte të reja, kryesisht këngë dhe klipe me tematikë verore.

Estrada janë shumë të kujdesshëm në përzgjedhjen e autorëve të këngëve, po aq sa edhe në produksionin që do të realizojnë klipin.

Lexo po ashtu Ulqini, vendi i klipeve të estradës për verën 2017 (Foto/Video)

Nëse vërejmë me vëmendje në kripet verore, shohim se një pjesë e madhe e tyre janë punuar nga i njëjti produksion, Entermedia.

Produksion i cili me vite tashmë ka sjell klipe interesante dhe të veçanta në estradë, edhe këtë verë e ka mbushur diskografinë shqiptare me klipe të punuara profesionalisht.

Më poshtë ju prezantojmë me disa nga klipet verore të estradës, të cilat kanë ‘freskuar’ publikun:

Majk – Katile

E publikuar në maj të këtij viti, kënga “Katile” e Majkit rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve për zhanrit, po aq sa edhe për klipin. Një vajzë bukuroshe e cila lagej në pishinë rreth e rrotull reperit Majk, ishin zgjedhja e duhur e Entermedias, për ta sjell në një formë sa më verore projektin e reperit.

Ledri Vula – U harrum

Është një ndër klipet më të veçanta të verës. Reperi Ledri Vula më 13 maj solli këngën “U harrum”, në të cilën erdhi më i freskët se asnjëherë, teksa xhirimet për këtë klip ai dhe Entermedia kishin vendosur t’i realizojnë në kryeqytetin e Portugalisë , në Lisbonë.

Gjiko dhe Skerdi – Faje

Edhe bashkëpunimi i dyshes së “RedBox”, Gjikos dhe Skerdit, u pëlqye shumë nga publiku. Klipi i këngës gjithashtu ishte i veçantë dhe veror, teksa solli atmosferën e bregdetit dhe jetës së natës.

Butrint Imeri – Bella

Edhe “Bella” e Butrintit është ‘dorë’ e Entermedias. Klipi i kësaj kënge është mjaft veror, ndarsa kënga është pëlqyer shumë nga fansat e këngëtarit, duke regjistruar shifra të larta klikimesh në YouTube.

Ledri Vula dhe Young Zerka – Nona

“Nona” është pa dyshim një ndër hitet e kësaj vere. Që me lansimin e saj, kënga ka arritur të marrë miliona klikime në YouTube. Klipi i këngës gjithashtu është pëlqyer shumë, teksa ka sjell skena nga më të ndryshmet, që nga bregdeti e deri te lumi “Buna”.

Adrian Gaxha dhe Ronela Hajati – Ka je 2x

E lansuar vetëm pak javë më parë, kënga “Ka je 2x” nga Adrian Gaxha dhe Ronela Hajati ka arritur të pëlqehet shumë nga publiku. Sa i përket klipit të këngës, të cilin e ka punuar Entermedia, ky klip është cilësuar si një ndër klipet më të shtrenjta të realizuara ndonjëherë në estradë, dhe për Telegrafin, këtë e ka konfirmuar vet Adriani në një intervistë javë më parë. Xhirimet e këtij kipi janë kryer në qytetin e filmit në Bullgari.

Ardian Bujupi – Keiner

Këngëtari Ardian Bujupi në muajin prill solli këngën “Keiner”, e cila rrëmbeu simpatinë e publikut shqiptar. Aq më i bukur ishte edhe klipi, për të cilin ai dhe Entermedia morën rrugën drejt qytetit të Mykonos në Greqi.

Granit Derguti, Xhensila dhe Mixey – My Lova

Një klip i thjeshtë por i bukur. Xhensila, Granit Dërguti dhe Mixey erdhën mjaft të freskët me bashkëpunimin e tyre “My lova”, një këngë e cila u prit mirë nga publiku, me një klip i cili transmetonte shumë dashuri. /Telegrafi/