Site icon Telegrafi

Nga Lewandowski te Harry Kane, Rashford e Andre Silva – Cili ishte futbollisti më i vështirë që është përballur Egzon Bejtullai

Egzon Bejtullai ishte i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit, ku ka rrëfyer shumë histori interesante nga karriera.

Mbrojtësi shqiptarka folur për përballjet me sulmuesit si, Harry Kane, Robert Leëadnoëski, Marcus Rashford e Andre Silva.

“Përballja më e vështirë ka qenë me Lewandowskin”, tha Bejtullai në “Arena e Yjeve”.

“Unë si mbrojtës dhe ai si sulmues, nuk arrija ta kontrolloja, sa e ktheja kokën, e shihja diku tjetër”.

“Harry Kane për shembull, ka qenë më statik dhe nuk bënte më shumë se dy-tre prekje të topit…”, ka rrëfyer më tej Bejtullai.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  Patos  ,  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

Exit mobile version