Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për ta uruar Kosovën për 11-vjetorin e shpalljes shtet i pavarur.
Në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 26 milionë ndjekës, 23-vjeçarja e ka publikuar një fotografi të montuar me flamuj të Kosovës në formë zemrash për t’i uruar shqiptarët për festën e Pavarësisë së Kosovës.
” Nga Kosova drejt botës. Urime Dita e Pavarësisë! Ju Dua”, shkruan në urimin e Duas në këtë rrjet social.
Dua ka lindur në Westminster të Londrës (22 gusht 1995), ndërsa prindërit e saj janë Dukagjin Lipa dhe Anesa Lipa, të cilët ishin zhvendosur në Britani të Madhe në vitin 1992.
Në vitin 2004, këngëtarja dhe familja e saj ishin kthyer në Kosovë , ku Dua qëndroi deri në moshën 15 vjeçare, kur veçmë kishte nisur të merrej me muzikë.
Si 15 vjeçare, ajo u kthye sërish në Londër për të ndjekur aspiratat e sak për t’u bërë këngëtare e suksesshme.
Ajo tashmë e ka realizuar ëndrrën e saj dhe është një prej yjeve më të mëdha të muzikës botërore, mirëpo asnjëherë nuk i harron rrënjët dhe origjinën shqiptare nga Kosova. /Telegrafi/