Nga Spitali i Pejës është informuar se viktima femër kosovare e cila ishte sjellë nga QKMF Klinë në gjendje të rëndë shëndetësore, ka vdekur.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 16:10, në Klinë.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime.
“Klinë / 25.07.2024 – 16:10. Nga Spitali i Pejës është informuar se viktima femër kosovare e cila ishte sjellur nga QKMF Klinë në gjendje të rëndë shëndetësore, ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/