Telegrafi

Nga kampioni, te Kupa e Kosovës dhe skuadrat që bien nga elita: Faruk Statovci parashikon Superligën e Kosovës

Superliga e Kosovës ka startuar dhe pritet të jetë një edicion spektakolar.

Gara për titull, Kupën e Kosovës, por edhe daljen në Evropë dhe mbijetesën do të jetë shumë e nxehtë deri në fund me të gjitha skuadrat që janë përforcuar.

Ish-futbollisti i famshëm kosovar, tanimë në rolin e trajnerit dhe analistit Faruk Statovci ka parashikuar për fundin e sezonit 2024/25 në Albi Mall Superligë.

Duke iu përgjigjur disa pyetjeve nga redaksia e sportit në Telegrafi, Statovci ka parashikuar se kush shpallet kampion, kush del në Evropë, fituesin e Kupës së Kosovës, por edhe skuadrat që bien nga Superliga.

Trajneri i Flamurtarit e sheh Dritën si kampion të Kosovës për edicionin 2024/25, derisa Llapin si fitues të Kupës së Kosovës. Gjithnjë sipas Statovcit në garat evropiane do të dalin Drita, Llapi, Ballkani dhe Gjilani.

Statovci ka parashikuar që nga liga do të largohen Dukagjini dhe Feronikeli ’74, derisa si befasinë e kampionatit e sheh Suharekën.

Tutje trajneri kosovar ka parashikuar sulmuesin e Ballkanit Sunday Adetunji si top shënues në edicionin 2024/25, derisa lojtari që duhet parë sipas Statovcit është Etnik Brruti.

Rigon Llugiqi është lojtari që do të befasojë për tëmirë këtë edicion në Superligë. /Telegrafi/