Telegrafi

Nga java e ardhshme klubet nga Liga Premier do të kenë tifozë në stadiume

Futbolli po i rikthehet dalëngadalë normalitetit, pasi në Ligën Premier nga java e ardhshme do të lejohen të futen tifozët nëpër stadiume.

Ministria e Shëndetësisë e Britanisë së Madhe ka bërë të ditur se katër mijë tifozë do të lejohen të futen nëpër stadiume.

Ndeshja e parë në Angli që do të shikohet nga tifozët që nga muaji mars i këtij citi, do të jetë takimi i Manchester United me Paris Saint-Germainin në Ligën e Kampionëve ose përballja e Arsenalit me Rapid Viennan, raporton Telegraph Sport.

Tifozët në Angli nuk lejoheshin të riktheheshin në stadiume që kur shpërtheu pandemia, mirëpo që ishin lejuar në disa ndeshje miqësore dhe kishte rezultuar me efekt të mirë.

Kështu, dalëngadalë po mendohet që tifozët të rikthehen në një numër të limituar dhe mendohet që një skuadre do t’i lejohen rreth 1500 tifozë brenda.

Nuk do të lejohen grupacione në stadium nga tifozët, por që ata do të vendosen si zakonisht mbrapa portës edhe në mes.

Kujtojmë se Britania e Madhe ka bërë të ditur se nga muaji dhjetor të fillojnë të shpërndajnë vaksinën kundër COVID-19 dhe në pranverë do e kalojnë pandeminë. /Telegrafi/