Fredi Beleri ka një histori të gjatë me drejtësinë në Shqipëri. Ai është dënuar për nxitje të urrejtjes nacionaliste si dhe është hetuar si i përfshirë në incidentin në kufirin shqiptaro-grek të vitin 1994 të njohur si “Masakra e Peshkëpisë”.
Fredi Beleri u rikonfirmua si kandidat i opozitës në zgjedhjet vendore të 14 majit për Bashkinë e Himarës pas marrëveshjes midis ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë për Bashkim dhe të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) Vangjel Dule, por kjo nuk është hera e parë që ai garon për të pozicion.
Në vitin 2015 ai do të kandidonte nën siglen e partisë së minoriteti grek PBDNJ por nuk arriti të fitonte.
Beleri do të tentonte të kandidonte edhe në vitin 2019 për bashkinë e Himarës si kandidat i pavarur por nuk u lejua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkak të shkeljeve që iu gjeten në formularin e dekriminalizimit.
Ndërkohë, Beleri rezulton i dënuar me tre vite burg për nxitje dhe urrejtje nacionaliste pas vendimit të dhënë nga gjykata e Vlorës në vitin 2003.
Beleri është hetuar më parë edhe si pjesmarrës në “Masakrën e Peshkëpisë”, dosja e cila është rihapur disa herë por është arshivuar si pa autorë. Për herë të fundit ajo u rihap në vitin 2019 nga ish-prokuroria për Krime të Rënda por u mbyll përsëri nga Prokuroria e Posaçme SPAK.
Posta Kufitare e Peshkëpisë në Gjirokastër u sulmua më 10 prill të vitit 1994. Posta u përball me një sulm nga një grup i armatosur i dyshuar si i përbërë nga shtetas grekë, të cilët, pasi vranë rojën, ushtarin Arsen Gjinin dhe komandantin e repartit, kapiten i parë, Fatmir Shehu, plagosën efektivë të tjerë dhe grabitën gjithë armatimet në tërheqje e sipër. /Telegrafi/