Menaxhmenti i Chelseat po përballet me tetë lojtarë që mund të largohen nga klubi këtë verë.
E përditshmja britanike “Daily Express” shkruan sot se trajneri Maurizio Sarri është nën presion të madh pas disfatës 6-0 kundër Manchester Cityt dhe fati si menaxher mund të mbështetet në rezultatet e tre javëve të ardhshme, duke filluar me ndeshjen e Ligës së Evropës me Malmon.
Por Chelsea përballet me çështje edhe më të thella që kanë të bëjnë me lojtarët ndër kryesorët e ekipit.
Pesë lojtarëve do t’iu mbaroj kontrata gjatë verës dhe janë të vendosur të largohen nga klubi, duke përfshirë Gary Cahill, Olivier Giroud, Willy Caballero, Rob Green dhe David Luiz, megjithëse të fundit i është ofruar një marrëveshje.
Mesfushori Mateo Kovacic është në huazim nga Real Madrid, por Chelsea nuk ka mundësi për ta blerë dhe në këtë formë pritet të kthehet te madrilenët.
Real Madridi është i gatshëm të bëjë një tjetër ofertë për Eden Hazardin, pritet që këtë herë të jetë i suksesshëm.
Callum Hudson-Odoi u bind për të qëndruar në janar, por Bayern Munich po këmbëngul që ta transferojë talentin e ri. /Telegrafi/