Site icon Telegrafi

Nga Galatasaray e Hertha Berlin te drejtor sportiv te Ballkani historik – Nderim Nexhipi, mysafir në “Arena e Yjeve” në Telegrafi

Ish-futbollisti i njohur, tashmë drejtori sportiv i Shkupit, Nderim Nexhipi, ka qenë mysafiri i radhës në “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Nexhipi diskutoi për tema nga më të ndryshmet duke filluar që nga koha kur kaloi provat tek Galatasaray dhe arsyen pse dështoi transferimi tek gjiganti turk e deri tek koha e kaluar tek Hertha Berlini në Gjermani.

Ai rrëfeu se si në moshën 16-vjeçare u stërvit me ekipin e parë të Hertha Berlinit, atëherë kur asokohe pjesë e tyre ishin disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit gjerman.

Tutje ai foli edhe për ofertat që kishte nga jashtë vendit, më saktësisht ato nga Udinese dhe Bayer Leverkuseni, por nuk la pa përmendur edhe kohën sa ishte pjesë e Partizanit në Shqipëri dhe emocionet e derbit me Tiranën.

Si njeriu që fshihet mbrapa emërimit të Ilir Dajës në krye të Ballkanit që shkroi historinë në futbollin kosovar, Nexhipi ka zbuluar prapaskenat se si e bindi atë ta pranojë ofertën e therandasve.

Nuk mungoi as pjesa kur ai foli për afërsinë që ka me Meriton Korenicën, duke treguar se si e transferoi atë në Turqi tek Manisa, ku në listën e këtij klubi ishte edhe një tjetër futbollist shqiptar.

Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Nexhipi i ka shpalosur të gjithat në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 18:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix , Lasko dhe Pro Transport/Telegrafi/

Exit mobile version