Në rajonin e Khersonit në Ukrainë po zhvillohen luftime të ashpra mes rusëve dhe ukrainasve.
Kundërofensiva e Kievit ka detyruar zyrtarët pro-rusë që të fillojnë evakuimin e 60 mijë personave, nga frika se mund ta pësojnë, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, Kievi po e konsideron si propagandë të Kremlinit, pasi vazhdimisht theksojnë se nuk kanë për objektiv civilët.
E Rusia po tenton të fshehë dështimin e saj në këtë luftë, duke kërcënuar që ta hedhin në erë digën në këtë qytet që do të shkaktonte përmbysje.
Megjithatë ukrainasit nuk e kanë ndërmend të ndalen, madje në shumë operacione ushtarake në këtë rajon i kanë detyruar rusët të tërhiqen, pavarësisht se ky rajon nga fillimi i luftës kontrollohej nga rusët.
Kievi ka publikuar pamjet ku shihen shumë tanke e mjete tjera të blinduara që i kanë braktisur rusët duke ikur, nga frika se mund ta pësojnë nga kundërofensiva e ukrainasve.
Shumicën e këtyre mjeteve luftarake që i sekuestrojnë ukrainasit, i përdorin kryesisht kundër rusëve në fushëbeteja. /Telegrafi/