Forcat ruse janë tërhequr nga qyteti me rëndësi strategjike në rajonin e Donetskut. Bëhet fjalë për qytetin Lyman, ku forcat ruse nga frika se po rrethohen në të gjitha anët nga ukrainasit janë tërhequr.
Pamjet e publikuara më poshtë, shfaq ushtarët ukrainas para ndërtesës së administratës në Lyman, ku e ngritin flamurin verdhë e kaltër të Ukrainës, transmeton Telegrafi.
E kjo disfatë ruse vjen në kohën kur presidenti rus Vladimir Putin shpalli aneksimin e tre rajoneve separatiste të Ukrainës, por që pjesërisht kontrollohen nga ukrainasit.
The city center of Lyman today.
Servicemen of the 81st Airborne Brigade and National Guard tore down the enemy's flags. pic.twitter.com/5w2DpSfqId— Defense of Ukraine (@DefenceU) October 1, 2022
Madje ky veprim i Putinit po cilësohet si i pakuptimtë edhe nga analistët ushtarakë rusë, që pretendojnë se derisa Moska nuk i kontrollon tërësisht këto rajone – është absurde t’i bashkohen Rusisë.
Në anën tjetër, kundërofensiva e ukrainasve po vazhdon të avancojë në veçanti në rajonet që kontrollohen nga rusët, ku çdo ditë Kievi njofton për çlirimin e qyteteve dhe fshatrave.
Edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se në Lyman po valon flamuri i Ukrainës. /Telegrafi/