Telegrafi

Nga fotografitë e fundit, fansat aludojnë në shtatzëninë e Era Istrefit

Era Istrefi (Foto: Instagram/eraistrefi/dogan.dniz)

Disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, kanë nxitur spekulimet që thonë se Era Istrefi është shtatzënë.

Këngëtarja nga Kosova me famë ndërkombëtare duket më e plotë në disa imazhe të postuara në Instagram nga stilisti i saj i flokëve, Dogan Deniz.

Derisa i ka prezantuar zgjatimet e flokëve, menjëherë kanë nisur thashethemet se autorja e shumë hiteve mund të jetë shtatzënë.

Pas publikimit të këtyre fotografive dhe raportimeve të faqeve rozë, ndjekësit në profilin e këngëtares në Instagram e kanë pyetur atë lidhur me këto thashetheme.

Lexo po ashtu "Koha për të shndërritur", Era Istrefi shkëlqen me paraqitjen në fotografitë e fundit
(Foto: Instagram/eraistrefi)

Në postimin e fundit të Erës në Instagram, ku numëron mbi 1.5 milion ndjekës, kanë vërshuar pyetjet nga fansat që duan ta dinë nëse është e vërtetë se ajo është në prije të fëmijës. Sidoqoftë, deri më tani nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.  /Telegrafi/