Parlamenti ukrainas këtë mëngjes, ka publikuar të dhënat sa i përket fëmijëve që besohet se janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë
Verkhovna Rada, pretendon se 117 fëmijë kanë humbur jetën dhe 155 tjerë janë lënduar deri më 22 mars, transmeton Telegrafi.
Numri më i madh i viktimave kanë humbur jetën në kryeqytetin ukrainas – në verilindje të qytetit Kharkiv dhe në veri në Chernihiv.
E një ditë më parë Kombet e Bashkuara njoftuan se të paktën 925 civilë janë vrarë në Ukrainë – duke përfshirë 75 fëmijë.
E ky numër sipas zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara është shumë më i madh, por për shkak të situatës në Ukrainës është vështirë të konfirmohet. /Telegrafi/
‼️117 УКРАЇНСЬКИХ ДІТЕЙ ВБИЛА КРАЇНА-ТЕРОРИСТ
🔷 Станом на 22 березня загинуло 117 дітей, 155 поранено. Найбільше постраждало дітей у Київській-58, Харківській-40, Чернігівській-31, Донецькій-30, Миколаївський-24, Києві-16, Житомирській-15, Херсонській-15 і Сумській-14.
— Верховна Рада України (@verkhovna_rada) March 22, 2022