Site icon Telegrafi

Nga etiketa në fustan e deri te këpucët e grisura – gafat e familjes mbretërore në veshjet e tyre

Princi William me bashkëshorten, Kate Middleton, dhe Princi Harry me bashkëshorten e tij, Meghan Markle (Foto: Stephen Pond/Getty Images/Guliver)

Asnjë në glob nuk është perfekt, përfshirë këtu edhe njerëzit e shtresës elitare.

Edhe familjes mbretërore në Angli, si çdo njeriu tjetër në këtë botë, mund t’i ndodhin incidente të shumta në veshje.

Pavarësisht se çdo dalje e tyre thuajse monitorohet nga kamerat, ata nuk i kanë shpëtuar herë pas here ndonjë incidenti, që ka të bëjë me një grisje të vogël apo përlyerje të garderobës së tyre.

Në vazhdim ju tregojm disa prej tyre:

Në tetorin e vitit 2018, Meghan Markle uharroi të hiqte etiketën në një nga paraqitjet e saj glamuroze em fustan të kuq.

Po në prill të atij viti, ajo u shfaq në Lojërat “Invictus Game” (që organizohen nga burri i saj Harry), me një palë këpucë plot baltë.

Meghan harroi gjithashtu të heqë qesen e najlonit nga një prej çantave të saj të reja.

Edhe dukesha Kate Middleton kishte bërë një gafë në mars të këtij viti, kur veshi këmishën e saj mbrapsht (dhe kjo vërehet lirshëm te pjesa e krahëve)

Asaj gjithashtu njëherë i ngeci këpuca në kulluesen e ujit, në rrugë, në një paraqitje në vitin 2013

Bashkëshorti i Kate, Princi William kishte veshur njëherë këpucë të grsiura, gjatë kohës sa ishte i ftuar në panelin e diskutimit në “Economic Forum”.

Në gusht të këtij viti, Princi Harry u pa duke u endur me një palë këpucë të vjetra dhe mjaft të dëmtuara.

/Telegrafi/

Exit mobile version