Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet në aksion me ndeshjet e xhiros së 13-të këtë fundjavë.
Federata e Futbollit të Kosovës tanimë ka publikuar edhe orarin për këtë xhiro që do të zhvillohet në tre ditë të ndryshme, të shtunën, dielën dhe të hënën.
Dy sfidat e para do të luhen në Gjilan dhe Klinë ditën e shtunë. Gjilani pret Suharekën, derisa Dukagjini takohet me Feronikelin ’74 me fillim nga ora 13:00.
Llapi dhe Prishtina takohen në derbin e xhiros të dielën, derisa Ferizaj takohet me Dritën.
Ndërkohë ditën e hënë në program është për t’u zhvilluar dueli mes Ballkanit dhe Malishevës. /Telegrafi/