Site icon Telegrafi

Nga dronët “Made in Kosova” tek turizmi – zotimet e Kurtit për vitin 2025-2029

Kryetari i LVV-së, njëherit kandidat edhe për një mandat tjetër të kryeministrit, Albin Kurti ka paraqitur të shtunën zotimet dhe programin e ri qeverisës 2025-2029.

Gjatë shpalosjes së programit për katër vitet e ardhshme, Kurti ka premtuar buxhet mbi 1 miliardë euro për ushtrinë, funksionalizmin e fabrikës së municioneve, si dhe zhvillimin e dronëve ushtarak “Made in Kosova”.

Në sektorin e prodhimtarisë dhe ndërmarrësisë janë premtuar 1 miliard euro të tjera për rritjen e kapaciteteve prodhuese në vend.

Është premtuar edhe heqja e taksave doganore prej 10% për veturat e importuara nga BE-ja.

Në mesin e zotimeve tjera kanë qenë edhe 500 milionë euro investim për Brezovicën për ta shndërruar atë në destinacion evropian të turizmit.

Kurti ka përmendur edhe 100 euro shtesë mbi pensionin bazik për gjyshërit që kujdesen për mbesa e nipa 13-36 muaj kur prindërit e tyre punojnë.

Tjetër zotim ka qenë edhe rritja e pagës minimale nga 350 në mbi 500 euro.

Në sektorin e shëndetësisë janë premtuar ndërtime të spitaleve në Mitrovicë e Ferizaj dhe poliklinika specialistike në 6 komuna tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version