Telegrafi

Nga “diasporë pritna”, deri te “sa e ke numrin e këmbës” – humori i qytetarëve pas liberalizimit të vizave

“Zot rujma Kosovën, se unë ika për Gjermani”, “Pritna Diasporë”, “Daj na hekën vizat…pritna”, janë këto disa nga shakatë që janë bërë virale këto dy ditë në rrjetet sociale, kjo pasi të martën Parlamenti Evropian miratoi vendimin që qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm më së largu më 1 janar 2024.  

Nga 1 janari 2024 qytetarët mund të udhëtojnë nëpër vendet e ndryshme të Evropës, pa pasur nevojë të krijojnë radhë të gjata për një vizë nëpër ambasada, qoftë për udhëtime turistike apo edhe për t’i vizituar familjarët e tyre.

Ky lajm i shumëpritur për vite e vite mori hov të madh nëpër rrjete sociale, gjersa bëri që qytetarët ta presin me batuta të ndryshme.

Disa nga to Telegrafi ua sjell në formë të ilustruar marr nga disa faqe nëpër rrjete sociale.