Telegrafi

Nga Chiesa te Soule dhe Koopmeiners – plani i largimeve dhe transferimeve të reja te Juventusi

Juventusi së fundmi ka takuar ndërmjetësues italianë për mesfushorin e Bolognës, Lewis Ferguson, por Zonja e Vjetër do të dëgjojë ofertat për Matias Soule dhe Federico Chiesa gjatë verës.

Biaconerët po përgatiten të forcojnë skuadrën e tyre për sezonin 2024/2025, kur shpresojnë të luajnë futboll në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, një raport nga La Gazzetta dello Sport konfirmon se gjigantët e Serie A duhet të shesin disa nga lojtarët e tyre për të balancuar librat financiar dhe për të rritur buxhetin e tyre të transferimeve.

Lexo po ashtu Tani ose kurrë: Vera i ofron Liverpoolit një mundësi unike për të nënshkruar me yllin e Juventusit

Sipas gazetës italiane, Juventusi do të dëgjojë ofertat për sulmuesit Chiesa dhe Soule, i cili aktualisht është i huazuar te Frosinone, ku ka shënuar dhjetë gola këtë sezon. E ardhmja e tyre në Allianz Stadium varet nga ofertat që do të marrë Juve.

Kontrata e Chiesa skadon në qershor 2025, dhe megjithëse Juventusi ende shpreson të zgjasë qëndrimin e tij deri në vitin 2026, një ofertë prej të paktën 40 milionë euro ndoshta do t’i bindte Bianconerët të shesin 26-vjeçarin, i cili është lidhur me një lëvizje te Liverpool.

Agjenti i Chiesas është takuar së fundmi me Bianconerët dhe ishte në Allianz Stadium për të parë fitoren 3-2 ndaj Frosinone të dielën.

Lojtarët e tjerë të Juventusit kanë një të ardhme të pasigurt. Së pari dhe më kryesorja Adrien Rabiot, kontrata e të cilit skadon në qershor.

Lexo po ashtu Dy blerje të sigurta, një tjetër do të tentohet me çdo kusht – Juventusi po përgatit terrenin për ta bindur Allegrin të qëndrojë

Në të njëjtën kohë, objektivat kryesore të Juventusit në sulm dhe mesfushë dhe zëvendësuesit e mundshëm të lojtarëve që largohen janë Teun Koopmeiners (Atalanta), Lewis Ferguson (Bologna), Albert Gudmundsson (Genoa) dhe Felipe Anderson, i cili gjithashtu ka një kontrata që i skadon në qershor me Lazion.

Sipas raportit, Juventusi tashmë ka takuar ndërmjetësuesit italianë për mesfushorin e Bolognës, Ferguson dhe po përgatit një takim me agjentin e reprezentuesit skocez, Bill McMurdo.

Në të njëjtën kohë, Zonja e Vjetër vazhdon të monitorojë Georgiy Sudakov (Shakhtar), Lazar Samardzic (Udinese) dhe Ederson (Atalanta). /Telegrafi/