Disa raketa ruse kanë goditur sot në mëngjes rajonin e Lviv, ku guvernatori Maksim Kozicki konfirmoi në Telegram – duke theksuar se madje u është bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë nëpër strehimore e bunkerë të improvizuar.
Ai tha se Lviv është goditur nga të paktën katër raketa – derisa më herët kryetari i këtij qyteti Andrei Sadovi konfirmoi se bëhet fjalë për pesë raketa gjigante ruse, transmeton Telegrafi.
E gazetari i BBC që raporton nga Lviv, Toby Luckhurst, tha se ishte dëshmitar i të paktën pesë shpërthimeve në pjesën perëndimore të Lviv – në afërsi të kufirit me Poloninë, duke mos dhënë informacione shtesë se çfarë mund të jetë goditur.
Kryetari i qytetit theksoi se janë dërguar ekipet kompetente në vendin ku kanë ndodhur shpërthimet, ku nga distanca po shihen re tymi të zi. E qytetarët kanë publikuar fotografi dhe video të ndryshme të Twitter, me të cilat pretendojnë se janë goditur depo të caktuara si dhe stacionet hekurudhore.
Siç raporton AFP, nga këto sulmet kanë humbur jetën të paktën gjashtë persona, ku ka edhe shumë të plagosur. Vetëm 45 minuta para shpërthimit, ishin aktivizuar alarmet për sulme ajrore. /Telegrafi/
💥 Львов. Несмотря на запреты на съемку, местные жители публикуют видео ракетных ударов, которые были нанесены по местам дислокации иностранных военных инструкторов. Мэр Львова Андрей Садовый заявил о пяти ракетных ударах pic.twitter.com/svBkC4vER7
— Alexander Bunin (@abunin) April 18, 2022