Telegrafi

Interi në verë do të jetë i liruar nga FPF, tashmë kanë disa ide rreth transferimeve

Janari i vitit 2017 do të jetë tregu i fundit i transferimeve ku Interi do të jetë i kufizuar nga Fair-Play Financiar.

Pastaj grupi Suning do të jetë i liruar nga UEFA dhe kështu do të hartojë një plan strategjik për tregun e transferimeve të verës.

Sipas La Gazzetta dello Sport, në rast se largohet gjatë verës Samir Handanovic dhe në vend të tij pritet të vijë Mattia Perin.

Pastaj do ketë interesim konkret për Federico Bernardeschin dhe Domenico Berardin, por edhe Marco Verrattin e Grzegorz Krychowiak.

Kurse në mbrojte idetë janë për Kostas Manolas, Stefan de Vrij dhe Francesco Acerbi i Sassuolos. /Telegrafi/