Futbollisti i njohur kosovar, Liridon Krasniqi, ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Krasniqi është një nga futbollistët nga Kosova që ka lënë gjurmë me karrierën e tij të në Evropë dhe Azi.
Ai ka diskutuar tema të ndryshme me dy gazetarët Romak Zeqiri dhe Shkumbin Pireva, duke filluar që nga aventura e tij si fëmijë tek Bayern Munich dhe yjet me të cilët kishte stërvitur.
Tutje ai nuk kishte lënë pa rrëfyer edhe një histori interesante të udhëtimit të tij me tren në Pragë, kur asokohe ishte vetëm 17-vjeçar dhe pa para.
Duke qenë se një pjesë të madhe të karrierës e ka zhvilluar në Malajzi, Krasniqi ka treguar se si u bë idhull i njerëzve atje.
Për më shumë ai kishte zbuluar se si populli në Malajzi ishte aq shumë i lidhur me të sa që emrin e tij kishin vendosur t’ua bartnin edhe fëmijëve të tyre.
Nuk mungoi as biseda për Kombëtaren e Kosovës, ku Krasniqi ka zbuluar lojtarin e tij të preferuar të ‘Dardanëve’.
Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Krasniqi i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix , Lasko, Pro Transport dhe Muqa Solar./Telegrafi/