Telegrafi

Nga arritja komike deri te kolltuku i posaçëm – pritja madhështore për Getin në emisionin televiziv

(Foto: Screenshot/YouTube/RTV KLAN/Xing me Ermalin)

Ermal Mamaqi i ka bërë një pritje madhështore Getoar Selimit në emisionin e tij, “Xing me Ermalin”, që transmetohet në TV Klan.

Reperi i njohur dhe shumë i suksesshëm i skenës shqiptare, ka pas vetes më shumë se dy dekada karrierë, ndërsa nikoqiri i emisionit është kujdesur që ta presë në mënyrë të veçantë.

Geti arriti me një triçikletë (Foto: Screenshot/YouTube/RTV KLAN/Xing me Ermalin)

Natyrisht se nuk ka mundur të mungojë pjesa komike e emisionit dhe kjo është vënë në plan të parë gjatë arritjes së Getit me një triçikletë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Getoar Selimi

Duke qenë se ai ka munguar për katër vite në emisionin e Ermalit, duke qenë më rrallë i pranishëm në studio televizive apo intervista, moderatori e kishte ndërruar edhe ulësen për të.

Kolltuku i veçantë për Getin (Foto: Screenshot/YouTube/RTV KLAN/Xing me Ermalin)

I njohur me nofkën “Ma i madhi n’ven”, Geti është pritur me në një kolltuk të ngritur në formë froni. /Telegrafi/