Ermal Mamaqi i ka bërë një pritje madhështore Getoar Selimit në emisionin e tij, “Xing me Ermalin”, që transmetohet në TV Klan.
Reperi i njohur dhe shumë i suksesshëm i skenës shqiptare, ka pas vetes më shumë se dy dekada karrierë, ndërsa nikoqiri i emisionit është kujdesur që ta presë në mënyrë të veçantë.
Natyrisht se nuk ka mundur të mungojë pjesa komike e emisionit dhe kjo është vënë në plan të parë gjatë arritjes së Getit me një triçikletë.
Duke qenë se ai ka munguar për katër vite në emisionin e Ermalit, duke qenë më rrallë i pranishëm në studio televizive apo intervista, moderatori e kishte ndërruar edhe ulësen për të.
I njohur me nofkën “Ma i madhi n’ven”, Geti është pritur me në një kolltuk të ngritur në formë froni. /Telegrafi/