Anglia nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola 0-0 në përballje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përkundër këtij barazimi, anglezët mbesin në krye të Grupit B me katër pikë, një më shumë se Irani dhe dy më shumë se SHBA.
Por në këtë sfidë më mirë luajtën amerikanët, derisa lojtari me vlerën më të madhe anglez, Phil Foden nuk luajti për asnjë minutë.
Kjo ka bërë që trajneri Gareth Southgate të bombardohet nga kritikat dhe pyetjet se përse nuk ka luajtur për asnjë minutë talenti i Manchester Cityt.
🚨 Gary Neville :
"Phil Foden qui ne commence pas pour l’Angleterre est une énorme honte. C’est le meilleur talent de ce pays." pic.twitter.com/eGo4hBvueZ
— Blue Moon (@FRBlueMoon) November 25, 2022
“Të mos startosh për Anglinë me Phil Foden është një turp i madh. Ai është talenti më i mirë në këtë vend”, ka thënë Gary Neville.
“A kishte të drejtë Gareth Southgate në vendimin e tij për të mos startuar me Phil Foden dhe Trent Alexander-Arnold kundër SHBA-së?”, ishte pyetja nga Eurosport, ku shumica e komentuesve ishin kundër trajnerit.
“Paraqitje e dobët nga Anglia , por kjo ndodh në një Kupë Botërore në një fazë. Pyetja e madhe, edhe me një grup kaq të talentuar, është nëse menaxheri mund t’i ndryshojë gjërat pozitivisht me taktikat dhe zëvendësimet e tij kur nuk funksionon”, tha legjenda Gary Lineker.
https://twitter.com/eurosport/status/1596253643522465792?s=20&t=FZjOTZhHgxBoq2uBLV81HQ
Edhe më i ashpër ishte legjenda Michael Owen, duke thënë se Anglia ka përdorur 14 futbollistë ndaj SHBA-së, derisa më i miri ndodhet në bankë.
Astonished that we’ve used 14 players so far yet our most talented player is still sat on the bench.
— Michael Owen (@themichaelowen) November 25, 2022
“Të habitur që kemi përdorur 14 futbollistë deri më tani, por lojtari ynë mëi talentuar është ende i ulur në stol”, ka shkruar Owen. /Telegrafi/
Poor performance from @England, but that happens at a World Cup at some stage. The big question, even with such a talented bunch, is whether the manager can change things positively with his tactics and substitutions when it’s not working.
— Gary Lineker (@GaryLineker) November 25, 2022