Ngjarje e pazakontë ka ndodhur në seancën e Kuvendit të enjten, ku deputetët e pozitës dhe ata të opozitës janë përleshur fizikisht mes vete.
E gjitha ka nisur teksa po mbante fjalim kryeministri Albin Kurti, i cili gjatë gjithë kohës po pengohej nga deputetët e opozitës që e akuzonin se po gënjen.
Më pas, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi shihet duke u afruar te foltorja dhe duke e larguar pankartën “Zdravo” të vendosur nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Në atë moment, shihet deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku që afrohet te foltorja dhe e lagë me ujë kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi.
Ky i fundit më pas shihet duke e goditur me shishe në fytyrë deputetin Lushtaku.
Pastaj aty janë ofruar disa prej ministrave, deputetët e pushtetit e të opozitës të cilët janë përfshirë në rrahje. /Telegrafi/