Site icon Telegrafi

Nga 30 ditë paraburgim për dy të dyshuarit për dhunimin e 14-vjeçares në Drenas

Gjykata Themelore e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy të dyshuarve për dhunimin e një 14-vjeçareje në Drenas.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Tringa Zhuti, zëdhënëse e kësaj gjykate.

“Dy të dyshuarve iu ka caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve”, konfirmoi Zhuti.

Të hënën, Policia njoftoi se dy persona të moshës madhore janë arrestuar pasi dyshohen se kanë dhunuar të miturën 14-vjeçare, e cila një ditë më parë ishte raportuar e zhdukur.
“Dje me datën 10 mars, viktima (fëmijë), është raportuar si person i zhdukur në stacionin policor në Malishevë. Policia ka identifiku lokacionin ku gjendet, ku dyshohet se është dhunuar viktima, janë arrestuar të dyshuarit janë intervistu dhe pas intervistimit me urdhër të janë ndaluar për 48 orë, rasti është duke u hetuar”, ka thënë Policia e Kosovës.

Ndryshe, në raportin 24 orësh të Policisë, të hënën, thuhej se viktima ishte gjetur në orët e para të së hënës, e shoqëruar nga dy të dyshuarit në Malishevë.

“Malishevë 10.03.2024-13:00. Raportohet se viktima femër kosovare, kishte dalur nga shtëpia dhe se nuk dihet për lokacionin e saj. Me datë 11.03.2024 rreth orës 00:50 njësitet e hetuesi ka lokalizuar viktimën e cila ishte e shoqëruar nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar”, thuhej në raportin 24 orësh të Policisë.

Exit mobile version