Site icon Telegrafi

Neymari do të kërkojë nga FIFA lejimin e transferimit të tij

Raportet në Spanjë thonë se Neymari dhe këshilltarët e tij ligjorë do të kthehen kah FIFA, organi qeverisës i futbollit botëror, duke kërkuar lejimin e transferimit të tij te Paris Saint-Germain.

Agjenti i sulmuesit brazilian, Wagner Ribeiro, kishte thënë të mërkurën se klubi francez ishte i gatshëm të paguante klauzolën e lirimit të futbollist në mënyrë që Neymari të mund të paraqitej në PSG në fundjavë.

Lexo po ashtu Transferimi i Neymar mbetet pezull, La Liga nuk e pranon shumë e 222 milionë eurove shkaku i Financial Fair Play

Por, Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, kishte paralajmëruar tashmë në një intervistë se Liga e Spanjës nuk do të pranonte pagesën nga PSG për të thyer klauzolën e lirimit, duke thënë se kjo ishte potencialisht në shkelje të rregullave të UEFA Financial Fair Play (FFP).

Sipas këtyre rregullave, fatura e pagave e klubit nuk duhet të kalojë 70 për qind të të ardhurave të saj.

Megjithatë, Neymar me këshilltarët e tij ligjorë do të dorëzojnë një kërkesë të veçantë te FIFA për këtë çështje, që i bie të jetë praktikisht një ankesë rreth mos-lejimit të transferimit të tij. /Telegrafi/  

Exit mobile version