Real Madridi do t’i kërkojë shërbimet e Neymarit në verën e ardhshme – raporton Le10Sport.
Sulmuesi i Paris Saint-Germainit është lidhur me Los Blancos gjatë këtij viti, mirëpo nuk ndodhi transferimi.
Tash bëhet e ditur se klubi spanjoll ka kontaktuar me babanë e brazilianit dhe transferimi do të ndodhë në verën e vitit 2019.
Që të ndodhë transferimi, Reali duhet të arrijë marrëveshje edhe me lojtarin edhe me klubin që e pronëson dhe padyshim se shifra e transferimit do të jetë shumë e lartë.
Kujtojmë që Neymar u bë lojtari më i shtrenjtë në histori kur u transferua nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro.
https://www.youtube.com/watch?v=fTZb39YY_aQ
Mirëpo, ai nuk është i kënaqur në Ligue 1, sepse nuk e konsideron shumë konkurrues nivelin e futbollit në kampionatin francez.
Kthimi në La Liga është një opsion shumë i mundshëm, ndërsa media të ndryshme raportojnë se me shumë mundësi Neymar do të përfundojë në Madrid në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/