Neymar është lënë jashtë skuadrës së Paris Saint-Germian për ndeshjen ndaj Toulouses, derisa spekulimet për të ardhmen e tij rriten.
Lojtari 27-vjeçar ende nuk e ka bërë një paraqitje të vetme në këtë sezon, pasi që e dëshiron rikthimin në Spanjë.
Real Madridi dhe ish-klubi i tij Barcelona, janë duke i kërkuar shërbimet e sulmuesit brazilian, ndërsa edhe PSG-ja është pajtuar ta shesë në këtë afat kalimtar.
Trajneri i kampionit nga Ligue 1, Thomas Tuchel, ka zbuluar se Neymari nuk do të luajë në asnjë ndeshje derisa e ardhmja e tij nuk sqarohet.
Skuadra franceze e dëshiron shitjen e brazilianit në këto ditët e fundit të afatit kalitar, mirëpo ende nuk ka pranuar ofertën e majme.
Reali po ofron Keylor Navasin dhe Luka Jovicin plus para për shërbimet e Neymarit, ndërsa Barcelona e do në formë huazimi me të drejt blerje, opsion ky që po refuzohet nga parisienët që e duan shitje përfundimtare të tij. /Telegrafi/
🆕📄 #PSGTFC
Le groupe parisien pour affronter @ToulouseFC ce soir 🔥
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) August 25, 2019